Kosova Anthropologica i bashkohet iniciativës globale “Open Journals Collective”

25-11-2025

Kosova Anthropologica i bashkohet iniciativës globale “Open Journals Collective”

Me kënaqësi ju njoftojmë se revista jonë, Kosova Anthropologica është pranuar si anëtare e iniciativës globale Open Journals Collective (OJC).

OJC është një nismë ndërkombëtare, jofitimprurëse, që mbështet revista të udhëhequra nga komuniteti akademik dhe të drejtuara nga studiues, të cilat janë të përkushtuara të botojnë kërkime shkencore me cilësi të lartë, falas për lexuesit dhe pa tarifa për autorët. Duke iu bashkuar kësaj iniciative, Kosova Anthropologica forcon angazhimin e saj për qasjen e hapur të tipit Diamond Open Access dhe bëhet pjesë e një rrjeti global të përkushtuar për ndërtimin e një ekosistemi botues akademik falas për të gjithë.  

Kryeredaktori i revistës Kosova Anthropologica, Dr. Arsim Canolli, deklaroi:

“Jemi mirënjohës që i bashkohemi këtij rrjeti të ri të revistave akademike me qasje të hapur të tipit diamond open access, siç është edhe revista jonë. Kosova Anthropologica do të përfitojë nga mbështetja që ofrohet nga kjo nismë”

Si një Anëtar Botues, revista do të jetë e pranueshme për mbështetje financiare nga OJC për aktivitete të përshtatshme botuese dhe do të respektojë standardet transparente dhe etike të Kolektivit. Ky partneritet forcon misionin tonë për të avancuar kërkimin antropologjik nga Kosova, nga rajoni i Evropës Juglindore dhe më gjerë, përmes botimit të hapur dhe të udhëhequr nga komuniteti akademik.

Për më shumë informacion, vizitoni:


OJC:  https://www.openjournalscollective.org/