8 Tregimet që na krijojnë: Rrëfimet evropiane të Holokaustit dhe premtimi i praktikave të kujtesës kozmopolite shqiptare

Authors

  • Kailey Rocker Author

DOI:

https://doi.org/10.62303/xey6c971

Abstract

Në këtë punim, do të gjurmoj se si rrëfimet përkujtimore të Holokaustit përdoren në kontekstin bashkëkohor shqiptar për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë të këtij vendi me atë histori. Po ashtu, do të gjurmoj debatet mbi njohjen, pikëllimin dhe përfaqësimin e atyre që humbën gjatë regjimi socialist, nga viti 1944 deri në vitin 1991. Veçanërisht, përqëndrohem në përpjekjet e historianëve dhe politikanëve vendas si dhe historiografë të huaj amatorë dhe ekspertë pas vitit 1991, të cilët paraqesin Shqipërinë si një strehë të sigurtë për komunitetin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe përpjekjet e fundit për të përkujtuar Kampin e Internimit të Tepelenës të epokës socialiste, i cili gjatë punës sime në teren u quajt jozyrtarisht si Aushvici i Shqipërisës. Unë iu qasem këtyre rrëfimeve përmes thjerrzës së përvetësimit të kujtesës (Subotić 2019) në mënyrë që të kuptojmë se si rrëfimet shqiptare kontribuojnë në deterritorializimin dhe dekontekstualizimin e asaj që Levy dhe Sznaider (2002) e quajnë kulturë kozmopolite të kujtesës. Ndonëse të ndryshme, unë argumentoj se të dy përvetësimet flasin për kryqëzimin e shtigjeve të mëposhtme: përpjekjet shqiptare për të marrë pjesë në peizazhet më të gjera evropiane të kujtesës përmes riprodhimit të rrëfimeve të tyre specifike kombëtare dhe përpjekjeve më të gjera evropiane për të siguruar rrëfimet e kujtesës përmes përfshirjes së Evropës Juglindore.

Downloads

Published

29-12-2023

Issue

Section

SHQIP / ALBANIAN