9 Falje, dëgjim, pritje: Etika e solidaritetit në lëvizjen e Kosovës për rezistencë paqësore në vitet 1990-ta
DOI:
https://doi.org/10.62303/s5kvs424Abstract
Në kohën kur shpërbërja e Jugosllavisë në vitet e hershme të dekadës së 1990-ve u kthye në dhunë ndërmjet republikave që e përbënin atë, shumica dërmuese e njerëzve në Kosovë përqafuan një lëvizje të gjerë shoqërore për rezistencë paqësore ndaj politikave shtypëse të shtetit të Serbisë. Lëvizja paqësore e Kosovës, që zgjati për gati një dekadë, erdhi në jetë mbi themele morale te traditës dhe u përshkua nga etika e solidaritetit. Në këtë punim, do të bëjë një analizë mbi tri praktika të veprimit etik dhe afektiv të mishëruara në aktivitetet e njerëzve të zakonshëm në këtë periudhë – praktikat e faljes, dëgjimit dhe pritjes. Pra, argumenti kryesor i këtij punimi, do të jetë të provojë se shkalla e ngritur e veprimit etik ishte qenësore për ngjizjen dhe jetën e lëvizjes paqesore.
Downloads
Published
Issue
Section
License
Copyright (c) 2023 Kosova Anthropologica

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.