10 Hyjnesha në Fron e Kosovës: Fabulacioni kritik si metodë antropologjike
DOI:
https://doi.org/10.62303/ha1sma88Abstract
Në këtë shkrim, jap një përshkrim të Hyjneshës në Fron që kam hasur gjatë punës së shkurtër në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Përveçse një artefakt i rëndësishëm neolitik, kjo figurë enigmatike është bërë simboli i Prishtinës, Kosovës. Dëshmitë empirike nga neoliti ballkanik mund të ndihmojnë në teorizimin e aspekteve të përdorimit dhe kuptimit të hyjneshës, por pak mund të dihet përfundimisht (për shembull, gjinia e perceptuar e figurinës). Megjithatë, unë synoj të gjurmoj se si mund të ishte përdorur atëherë dhe si po përdoret tani. Paradoksalisht, rëndësia dhe kuptimi i figurës (si “hyjneshë”) ekziston në kontrast të drejtpërdrejtë me realitetin e jetuar të grave bashkëkohore kosovare. Studimi im nxjerr në pah objektin material si agjent të rrëfimit të tij përmes gjurmimit të proceseve historike që destabilizojnë nocionet e kohës lineare, duke lidhur të kaluarën me të tashmen në mënyra interesante, ndonjëherë shqetësuese. Unë përdor metodën e fabulacionit kritik, veçanërisht mediumin e poezisë, për të zbuluar pikat kyçe të shkëputjes që rrethojnë rolin e hyjneshës si një simbol modern, por edhe për të demonstruar sesi ushtrimet poetike mund të shërbejnë si alternativë ndaj etiketave muzeale. Kjo qasje synon të decentralizojë nocionet fikse të identitetit kulturor, feminitetit dhe kohës dhe të rishyqrtojë kontradiktat e vlefshme që jetojnë brenda statusit të ngritur të disa ikonave kulturore.
Downloads
Published
Issue
Section
License
Copyright (c) 2023 Kosova Anthropologica

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.