5 Përdorimi i analizës kimike të tokës përmes metodës EDXRF në identifikimin e tipareve arkeologjike në lokalitetin e Ulpianës në Kosovë 

Authors

  • Arthur Laenger Author
  • Arnaud Martel Author
  • Aline Durand Author
  • Fabien Boucher Author

DOI:

https://doi.org/10.62303/crbk8f30

Abstract

Analiza kimike e sedimenteve arkeologjike është një fushë kërkimore që ka tërhequr prej kohësh interesimin e arkeologëve, por që tek së voni ka përjetuar zhvillime të konsiderueshme. Ajo ndihmon në identifikimin e përcaktimeve të elementeve kimike në tokë, të cilat mund të lidhen me aktivitete të lashta që kanë ndikuar në depozitimin e tyre. Përdorimi i spektrometrisë së fluorescencës me rreze X (EDXRF), një teknikë analitike më e qasshme se të tjerat, mundëson analizën e grupeve të mëdha të mostrave. Në Ulpianë u studiuan dy profile gërmimi. Në zonën e parë, u identifikua prania e një grope për përpunimin e gëlqeres dhe një hapësirë për përgatitjen e llaçit. Gjurmët kimike të gëlqeres duket se përputhen me atë të prodhuar në një furrë të zbuluar më në veri. Në zonën e dytë, u identifikua një punishte riciklimi e bronzit, si dhe u gjetën gjurmë të mundshme të një molekule ngjyrash.

Downloads

Published

30-12-2024

Issue

Section

SHQIP / ALBANIAN