7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm
DOI:
https://doi.org/10.62303/47d4e064Abstract
Ky studim ka për qëllim të hulumtojnë praninë kelte në Italinë Veriore dhe në Adriatikun e Epërm gjatë fazës para pushtimit historik të vitit 388 para Krishtit. Sipas burimeve klasike, në fillim të shekullit IV para Krishtit, komunitetet kelte kaluan Alpet dhe u vendosën në Itali. Për shkrimtarët e lashtë, ky depërtim konsiderohej një ngjarje brutale, por dëshmitë arkeologjike tregojnë një situatë ndryshe, duke sugjeruar se prania kelte në Itali mund të gjurmohet që në shekujt e mëparshëm. Në shekullin V para Krishtit, Italia Veriore ishte e organizuar në njësi të mëdha kulturore që tregonin marrëdhënie të ngushta me komunitetet në veri të Alpeve, të bazuara në një sistem shkëmbimi në distanca të gjata. Në këtë kontekst të larmishëm, vërejmë përhapjen progresive të elementeve të fazës së vonë Halshtatit dhe Latenit. Do të fokusohemi në shembullin e vathëve të venetëve adriatikas, të gjetur në të dyja anët e Detit Adriatik. Artefaktet prej metali janë një fushë optimale për të reflektuar mbi këtë lloj hetimi. Prania e tyre na tregon përmasat e lëvizshmërisë individuale dhe na mundëson të thellojmë njohuritë mbi strategjitë e transferimit kulturor, transmetimin e modeleve dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Downloads
Published
Issue
Section
License
Copyright (c) 2024 Authors

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.