8 Kthimi i migrantëve, ndërmarrësia  dhe zhvillimi në Kosovën rurale

Authors

  • Lumnije Kadriu Author

DOI:

https://doi.org/10.62303/arbd9551

Abstract

Kthimi i migrantëve është bërë një prirje tejet e theksuar në trajektoret migratore të lëvizshmërisë së njerëzve dhe për këtë arsye edhe po hulumtohet gjithnjë e më shumë, duke zbuluar kështu një mori nuancash dhe përvojash të lidhura me të. Shpesh, motivi për emigrim bazohet në dëshirën dhe synimin për të arritur sukses, i cili pritet të japë fryte pas kthimit. Megjithatë, të kthyerit përballen me sfida të ndryshme që ishin dhe vazhdojnë të jenë të shqyrtuara e të shpjeguara nga teoritë e kthimit të migrantëve. Edhe pse Kosova njihet kryesisht si vend emigrimi për shkak të historisë së saj të trazuar politike dhe sfidave të vazhdueshme ekonomike, ekzistojnë raste të dokumentuara të kthimit të vullnetshëm të migrantëve. Në këtë punim do të paraqes përvojat e disa emigrantëve të kthyer që janë me kualifikime të ulëta profesionale, por të cilët pas kthimit themeluan biznese në fshatrat e tyre të origjinës , duke sjellë një shkallë të caktuar zhvillimi dhe ngritje të statusit social si në nivel personal, ashtu edhe komunitar. Kthimi i punëtorëve me kualifikime të ulëta në zonat rurale mund të jetë ndër kthimet më sfiduese, duke marrë parasysh mundësitë e kufizuara që këto zona zakonisht ofrojnë. Megjithatë, dinamika të reja, veçanërisht në lidhje me potencialin turistik, po shfaqen në zonat rurale. Rastet në këtë punim janë mjaft unike dhe shërbejnë si ilustrim i veprimeve të ndryshme individuale të migrantëve që janë përdorur si strategji për kthim.

Downloads

Published

30-12-2024

Issue

Section

SHQIP / ALBANIAN