5 Kultura e migrimit dhe krijimi muzikor te vlleho-arumunët në Drenovë (Shqipëri)
DOI:
https://doi.org/10.62303/1pfwn077Keywords:
Minoriteti vlleho-arumun në Shqipëri, këngët e kurbetit , këndimi në grup, këndimi shumëzërësh/polifonik , performanca , lokalja , vendiAbstract
Ky punim përqendrohet te dinamikat e migrimit, ashtu siç janë përjetuar nga një grup këngëtarësh të polifonisë tradicionale nga fshati Drenovë i Shqipërisë juglindore. Ky grup i përket pakicës vlleho-arumune dhe muzika që ata interpretojnë është stili tosk i këngës shumëzërëshe shqiptare (e njohur gjithashtu si iso-polifonia popullore shqiptare në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore të UNESCO-s). Këto dinamika janë hulumtuar gjatë një projekti të veçantë etnomuzikologjik që synonte regjistrimin dhe dokumentimin e repertorit të tyre për albumin CD “Këngë arumune të Drenovës”. Artikulli mbështetet në punën etnografike në terren të zhvilluar gjatë këtij projekti, duke u përqendruar kryesisht te intervistat dhe bisedat me interpretuesit, të cilat zbulojnë shtresimet njerëzore dhe kulturore të kësaj muzike. Dinamikat e migrimit kanë qenë një pjesë e rëndësishme e përvojave të tyre jetësore. Artikulli gjurmon trajektoret e migrimit dhe minoritetet në Shqipëri, me fokus te shtëpia dhe riatdhesimi, subjektiviteti dhe kënga, si dhe krijimin muzikor dhe vendi, si tema kryesore të këtij repertori.
Downloads
Published
Issue
Section
License
Copyright (c) 2025 Authors

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.