6 Ndërmarja digjitale etnike: Ndërmjetësimi martesor shqiptar përtej kufijve në Dua.com

Authors

DOI:

https://doi.org/10.62303/8zejnp02

Keywords:

lidhje brenda grupit etnik, platformë takimesh , kufij etnikë , vlera familjare , ndërmjetësim martesor , ndërmarrje digjitale etnike

Abstract

Ky artikull shqyrton se si Dua.com, një platformë takimesh e zhvilluar nga një shqiptar nga Kosova i rritur në Zvicër, synon të riformësojë ndërmjetësimin martesor përtej kufijve. I lansuar në vitin 2020, aplikacioni promovon martesat brenda të njëjtit grup etnik duke u paraqitur si një mjet për të lidhur dashuri dhe njëkohësisht si një mjet mbrojtës i kulturës shqiptare. Bazuar në një analizë të vetë prezantimit të platformës, si dhe duke e vendosur këtë në kontekstin e debateve antropologjike mbi etninë, farefisninë dhe transnacionalizmin, artikulli tregon se si aplikacioni na paraqitet si një bashkë-prodhues i identitetit etnik shqiptar dhe si transformues i praktikave familjare. Përmes algoritmit, aplikacioni merr rol që dikur kryhej nga familjarët ose ndërmjetësit e komunitetit. Kështu, ai synon të ruajë endogaminë etnike dhe vlerat familjare, duke individualizuar njëkohësisht zgjedhjen e partnerit. Funksione si “Fly” dhe “Spotted” zvogëlojnë distancën gjeografike, duke u mundësuar migrantëve shqiptarë të krijojnë marrëdhënie përtej kthimeve sezonale ose ndërmjetësimit familjar. Artikulli argumenton se Dua.com përfaqëson një shembull të ndërmarrjes digjitale etnike që përdor teknologjinë për të ruajtur kufijtë etnikë. Ai rikonfiguron praktikat e farefisnisë dhe kështu riformëson krijimin e familjes në një fushë transnacionale të integruar digjitalisht.

Downloads

Published

30-12-2025

Issue

Section

SHQIP / ALBANIAN