6 Hapat e parë të karpologjisë në Kosovë: Shembulli i qytetit romak të Ulpianës
DOI:
https://doi.org/10.62303/srcqn057Abstract
Në kuadër të programit Mission Archéologique Européenne au Kosova (MAEKO), i cili synon studimin dhe promovimin e trashëgimisë arkeologjike të Ulpianës (Kosovë), që nga viti 2018 është duke u zhvilluar një studim arkeobotanik – më konkretisht, një analizë karpologjike. Ky studim lidhet drejtpërdrejt me gërmimet arkeologjike në sektorët 1300/1300, 1300/1500 dhe 1400/1400. Edhe pse ende në fazë fillestare, ky hulumtim ka një rëndësi të pamohueshme shkencore, pasi përfaqëson studimin e parë të këtij lloji të kryer në Ulpianë dhe, në një kontekst më të gjerë, në Kosovë dhe territorin e Dardanisë së lashtë. Të dhënat karpologjike të paraqitura këtu janë të reja dhe të jashtëzakonshme, pasi ato shënojnë fillimin e kërkimeve mbi konsumin ushqimor në këtë rajon krono-kulturor. Gërmimi i sektorëve 1300/1300, 1300/1500 dhe 1400/1400, i drejtuar nga Milot Berisha (IAK), Christophe Goddard (CNRS-PSL) dhe Arben Hajdari (Universiteti i Prishtinës), zbuloi struktura nga periudha romake dhe bizantine. Shtresat antropogjene të zbuluara, duke përfshirë njësi stratigrafike funksionale ose depozitime të karbonizuara, ishin objekt i marrjes së mostrave të sedimentit në pika të caktuara. Ky protokoll u zbatua nga Florian Jedrusiak (SDAVO-UMR7041-Equipe GAMMA), në bashkëpunim me Christophe Goddard dhe Vincent Bernollin (CNRS-PSL, AOROC). Ky studim ka për qëllim përmirësimin e njohurive të përgjithshme mbi lokalitetin arkeologjik të Ulpianës, veçanërisht në lidhje me ekonominë bimore. Fokus kryesor i tij është identifikimi i llojeve të produkteve bimore ushqimore që konsumoheshin nga popullsitë që e banonin qytetin mes shekujve I dhe VI pas Krishtit.
Downloads
Published
Issue
Section
License
Copyright (c) 2024 Copyright (c) 2024 Authors

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-NoDerivatives 4.0 International License.